LAJME

Brukseli me paralajmërim të fuqishëm nëse Serbia përkrah Rusinë

Zyrtarët e Bashkimit Europian vazhdojnë t’ia mbushin mendjen Serbisë që të respektojë politikën e jashtme të BE-së për sanksionet kundër Rusisë pas agresionit të saj kundër Ukrainës, por gjithashtu paralajmërojnë për pasoja të mundshme nëse kjo politikë e Serbisë vazhdon.

“Serbia nuk është e bindur se sanksionet (kundër Rusisë) janë përgjigjja e duhur për momentin. Ne po ia bëjmë të qartë Serbisë se cili do të jetë çmimi nëse vendi është në anën e gabuar të konfliktit”, tha Michael Siebert, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me Rusinë dhe Partneritetin Lindor në BE.

Siebert i bëri këto deklarata në një diskutim në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian kushtuar luftës në Ukrainë, gjatë të cilit ligjvënësit europianë pyetën se cilat do të ishin pasojat për Serbinë për refuzimin e saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Si një vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE, pritet që të përafrojë politikën e saj të jashtme me politikat europiane, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Presioni ndaj Serbisë është intensifikuar javët e fundit, kur BE-ja vendosi një sërë masash kufizuese kundër Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Një grup deputetësh i ka kërkuar tashmë Komisionit Europian që të ngrijë përkohësisht bisedimet e pranimit në BE me qeverinë serbe dhe mbështetjen financiare.

Brukseli tha se Serbia e di çmimin nëse është në anën e gabuar të konfliktit

admin

Recent Posts

LAJMI I FUNDIT/ Putini i befasuar nga rezistenca ukrainase, ndryshon planet e luftës, ja çfarë synon tani

Qëllimet e vendosura nga Presidenti rus Vladimir Putin në fillimin e pushtimit rus duket se…

2 months ago

Teuta Selimi nuk njeh moshë, shfaqet tërheqëse nga Dubai

Duket se Dubai është destinacioni i preferuar nga të gjithë VIP-at shqiptar. E fundit që…

2 months ago

FOTO/ Ukraina njofton se ka eliminuar edhe një gjeneral major rus në Mariupol

Batalioni Azov në Mariupol pretendon se ka vr*arë një tjetër gjeneral major rus në luftimet…

2 months ago

NATO po përgatitet/ Nis 30 mijë trupa, 200 avionë, 50 anije në kufi me Rusinë

NATO ka dërguar dhjetëra mijëra trupa, duke përfshirë Marinsat Mbretërorë britanikë, një aeroplanmbajtëse, një destrojer…

2 months ago

LAJMI I FUNDIT/ Forcat Ajrore të Ukrainës ekzekutojnë tërsisht Brigadën 37 ruse

Sipas të dhënave të fundit nga fronti verior në Ukrainë në ballafaqim në veri të…

2 months ago

Putini po ‘rrëmben’ aeroplanët irlandezë me ligjin e ri që bllokon avionët e huaj në Rusi

Putin ka miratuar një ligj të ri për të mbajtur avionët e huaj në Rusi,…

2 months ago