NATO po organizon në Norvegji stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit.
NATO ka dërguar dhjetëra mijëra trupa, duke përfshirë Marinsat Mbretërorë, një aeroplanmbajtëse, një anije shkatërruese dhe një nëndetëse sulmi me energji bërthamore në Norvegji, e cila kufizohet me Rusinë.
Trupa nga 28 vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut po marrin pjesë në një stërvitje që zgjat rreth një muaj, e cila filloi të hënën në veri të Norvegjisë.
Norvegjia, anëtare e NATO-s, ndan pothuajse 200 km kufi tokësor me Rusinë.
Një stërvitje e quajtur “Përgjigjja e Ftohtë” po mbahet vetëm disa qindra kilometra larg kufirit rus, ndërkohë që ushtria e Vladimir Putin ende po bën luftë në Ukrainë, shkruan Daily Mail.
Rreth 35,000 trupa, 200 avionë dhe 50 anije janë të përfshirë në “Reagimin e Ftohtë”.
Stërvitjet synojnë të tregojnë se si forcat e bashkuara shumëpalëshe do të mbronin Norvegjinë dhe krahun verior të Evropës nga një kundërshtar modern.
NATO tha se stërvitja “nuk ishte e lidhur me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia”.
NATO thotë se stërvitja nuk ka lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi ishte programuar për vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë. Madje aleanca kishte ftuar edhe vëzhgues nga Rusia për të ndjekur stërvitjen, por Moska refuzoi.
Qëllimet e vendosura nga Presidenti rus Vladimir Putin në fillimin e pushtimit rus duket se…
Duket se Dubai është destinacioni i preferuar nga të gjithë VIP-at shqiptar. E fundit që…
Batalioni Azov në Mariupol pretendon se ka vr*arë një tjetër gjeneral major rus në luftimet…
NATO ka dërguar dhjetëra mijëra trupa, duke përfshirë Marinsat Mbretërorë britanikë, një aeroplanmbajtëse, një destrojer…
Sipas të dhënave të fundit nga fronti verior në Ukrainë në ballafaqim në veri të…
Zyrtarët e Bashkimit Europian vazhdojnë t’ia mbushin mendjen Serbisë që të respektojë politikën e jashtme…